Ekspozita me titull “Zërat e Kosovës në Manchester”, është hapur sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Ekspozita me titull “Zërat e Kosovës në Manchester”, është hapur sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Kjo ekspozitë përmban rrëfimet e 30 refugjatëve nga Kosova në këtë qytet të Anglisë, të ikur nga lufta e fundit në Kosovë.

Ekspozita fillimisht është hapur në Manchester dhe rrëfimet e këtyre refugjatëve kosovarëve janë bërë pjesë edhe e bibliotekës qendrore të Manchesterit.

Udhëheqësja e organizatës “Ndihma e Manchesterit në Kosovë”, Pamela Dawes tha se është e lumtur që këto rrëfime t’ia dhurojë Bibliotekës Kombëtare, ndërkaq shtoi se do të donte që këto rrëfime një ditë të ekspozohen edhe në Beograd.

“Përmes kësaj ekspozite mund të shihni fotografitë e një gjenerali qe ka ndihmuar njerëzve sidomos fëmijëve, 240 zogj  ku secili prej tyre simbolizon diçka , dmth secili prej këtyre zogjve përmban shkrimet dhe këto janë punuar nga gratë e një grupi në Podujevë. Po planifikohet që të bëhet një park, ‘Parku i Paqes’ në Podujevë dhe madhësia e tij do të jetë më shumë se 20 hektarë ku do të zhvillohen kampet e ndryshme verore , vrapime gara të ndryshme në atletikë ku vullnetarët mund t’iu  ndihmojnë grupit ‘Ndihma e Manchesterit’ në Kosvovë”, tha Dawes.

Ajo sqaroi se një ekspozitë të ngjashme në Beograd  ka organizuar edhe familja Bogujevci nga Podujeva së cilës iu vranë shumë anëtarë të familjes.

Në këtë ekspozitë  ka marrë pjesë edhe piktori nga Kosova Fazli Blakçori.