Miram Cani me dedikim për Alban Skënderajn

Miram Cani me dedikim për Alban Skënderajn

Çifti i njohur i skenës muzikore shqiptare, Miriam Cani dhe Alban Skenderaj janë shumë të dashur për publikun shqiptarë.

Që të dy artistët janë aktiv në rrjetet sociale, në të cilat postojnë imazhe nga përditshmëria e tyre.

Mbrëmë kantautori, Alban Skenderaj publikoi projektin më të ri muzikor të titulluar “Nëntor 26”, shkruan rtv21.tv

Skenderaj mori mbështetje të madhe nga kolegët e fansat e tij, por mbështetja më e ëmbël ishte  nga bashkëshortja e tij, Miriam Cani.

Këngëtarja përmes rrjetit social, Instagram ka zgjedhur t’i tregoj Albanit se si zëri i tij është ilaç për shpirtin e saj. “Zëri yt, muzika jote dhe tekstet e tua janë ilaç për shpirtin tim”, ka shkruar Miriami në një imazh të publikuar.

 

View this post on Instagram

 

Zëri yt, muzika jote dhe tekstet e tua janë ilaç për shpirtin tim #Nentor26 #OutNow

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Kënga “Nëntor 26” u publikua mbrëmë në kanalin zyrtar të Albanit në Youtube, e shoqëruar me një video të animuar e cila për 20 orë mori mbi 100 mijë klikime. Ndërsa, projekti i fundit muzikor i Miriam Canit është “Në Parajsë” e publikuar më datën 9 të këtij muaji, e cila deri më tani ka marrë mbi 410 mijë klikime./21Media