Zëri Studentor ngrit kallëzim penal ndaj rektorëve

Studentët kundër organizatorëve të grevave në universitetet publike te Kosovës

Zëri Studentor në Pejë ka njoftuar se sot do të dorëzojë kallëzim penal në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ndaj rektorëve të universiteteve publike.

“Këshilli i Rektorëve të Universiteteve të Kosovës si një mekanizëm jo kompetent dhe ilegal (i paregjistruar) përmes një shkrese të përbashkët dhe urdhëresave individuale të rektorëve kanë kërkuar nga personeli akademik dhe administrativ që të mbajnë grevë të përgjithshme dhe t’i braktisin objektet e tyre te punës, çdo ditë duke filluar nga ora 12:00”, bëhet e ditur në njoftimin e Zërit Studentor.

Përmbajtja e Kallëzimit Penal:

Për: Këshillin Prokurorial të Kosovës

Prishtinë

Lënda: KALLEZIM PUBLIK PENAL kundër organizatorëve te grevave te kundërligjshme në universitetet publike te Kosovës

“Këshilli i Rektorëve të Universitetëve të Kosovës” si një mekanizëm jo kompetent dhe ilegal (i paregjistruar) përmes një shkrese të përbashkët dhe urdhëresave individuale të rektorëve kanë kërkuar nga personeli akademik dhe administrativ që të mbajnë grevë të përgjithshme dhe ti braktisin objektet e tyre te punës, çdo ditë duke filluar nga ora 12.

Përderisa organizimi i kësaj greve është bërë jo vetëm nga një mekanizëm ilegal dhe ne kundërshtim flagrant me kompetencat e rektorëve, por edhe në kundërshtim me nenin 6 dhe 7 të ligjit per greva të LIGJIT Nr. 03/L-200 PËR GREVA, që i përcakton qartë kushtet ligjore për organizimin e grevës:

Neni 6

Kushtet e përgjithshme për organizimin e grevës
1. Greva është e ligjshme kur plotësohen kushtet e më poshtme:

1.1. organizohet nga një sindikatë, që ka cilësinë e personit juridik dhe është e regjistruar në
Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale;

1.2. organizohet nga gjysma e të punësuarve brenda një organizate punuese;

1.3. ka për qëllim të realizojë kërkesat nga marrëdhënia e punës, sipas ligjit dhe Kontratës së
punës;

1.4. kur sindikata, nga njëra anë, dhe organizata e punëdhënësve, nga ana tjetër, janë përpjekur
më parë të bien dakord lidhur me kërkesat e tyre;

1.5. nuk është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Në interes të mbrojtjes se sistemit akademik dhe te drejtave të studenteve në Republikën e Kosovës, publikisht e ushtrojmë këtë kallëzim penal.
Përderisa këtu kemi te bëjmë me persona të profilit të lartë dhe me ndikime të fuqishme politike, në interes të objektivitetit kërkojmë që hetimi i këtij rasti dhe i çdo rasti tjetër të iniciuar udhëheqësve të ndryshëm universitar, të hetohet nga ndonjë prokurori dhe njësi neutrale e policisë (e jo nga prokuroria apo policia e qyteteve ku ata veprojnë) ngase shpeshherë në të kaluarën, përmes ndikimeve kriminale (korruptimit, punësimit te hetuesve ose te familjareve te tyre ne universitete) janë hapur apo mbyllur raste në kundërshtim me kushtet e parapara ligjore.
Me nderime Nënkryetarja e Parlamentit Studentor në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Rektorët e universiteteve publike më 24 janar i janë drejtuar deputetëve të Komisionit për Arsim, ku kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e 40% të programeve në këto universitete. Ata kanë deklaruar se vendimin në fjalë e konsiderojnë jo-ligjor. Andaj, kanë kërkuar që deri më 28 janar të shkarkohet Këshilli, në të kundërtën do të vazhdojnë me greva dhe protesta.

Rektorët e universiteteve publike kanë njoftuar se prej 29 janarit të gjitha universitetet publike do të fillojnë grevë të përgjithshme dhe protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Zëvendës-kryesuesi i kësaj konference, Fadil Millaku ka thënë se ky vendim ka ardhur për shkak të veprimeve të fundit të Agjencisë Kosovare për Akredim për mbylljen e programeve.

Rektorët e universiteteve publike më 24 janar i janë drejtuar deputetëve të Komisionit për Arsim, ku kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e 40% të programeve në këto universitete. Ata kanë deklaruar se vendimin në fjalë e konsiderojnë jo-ligjor.

Back to top button