Një performancë më ndryshe

Një performancë më ndryshe

Grupi i njohur i muzikës rock, Trix,  janë rikthyer me një projekt të ri muzikor. Ata kanë publikuar këngën “Zjarri i dashurisë”.

Në emisionin “Për ditë të mbarë”  për ta promovuar këngën e re i ftuar ishte Veli Sahiti i cili tregoi më shumë për këngën e re, tekstin dhe muzikën e të cilës e ka bërë vet ai ndërsa orkestrimin Avdullah Dugolli, shkruan rtv21.tv

Përveç se promovoi këngën e re Veli Sahiti këndoi drejtpërdrejtë në emision këngën “Zeshkanja ime” bashkë me një këngëtar të ri në skenën muzikore Lirjon Zenelaj.

Një performancë më ndryshe dhe shumë të lezetshme kanë pasur mundësi që ta dëgjojnë shikuesit e emisionit, por për ata që nuk ka mundur ta shohin ju sjellin këtë kënaqësi përmes videos më poshtë.

Ndryshe Grupi Trix janë formuar në vitin 1974 si dhe është një ndër të parët e muzikës rock. Këngët e këtij bendi janë dëgjuar shumë nga të rinjët si dhe edhe sot i kanë rezistuar kohës. Vlen të përmenden hitet e pavdekshme si: Zeshkannja ime, U tretën ëndrrat, Pa lamtumirë e të tjera./21Media