Zëvendësministrat do të marrin pagë edhe pas përfundimit të mandatit

U votua amandamenti që ua lejon zyrtarëve të marrin 70% të pagës, pas përfundimit të mandatit

Rreth 80 zëvendësministrat e qeverisë Haradinaj do të vazhdojnë të marrin pagë nga buxheti i shtetit edhe pas përfundimit të mandatit të tyre.

Kjo ngaqë, deputetët e Kuvendi të Kosovës votuan pro amandamentit që ua lejon këtyre zyrtarëve të marrin 70% të pagës, përgjatë 6 muajve pas përfundimit të mandatit.

“Funksionari publik: Zëvendësministri i cili pas përfundimt të mandatit nuk realizon asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, ka të drejtën e kompensimit kalimtar prej gjashtë muaj në vlerë prej 70% të pagës bazë të fundit, në institucionin në të cilin ka bartur funksionin”, bëhet e ditur në amandament.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar, në të cilën pritet të votohen amandamentet e projektligjit për pagat në sektorin publik.

Back to top button