Zgjatet afati për aplikim për Programin e Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar

Ja si të aplikoni

Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), mbeshtetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR) shpallin thirrjen e dytë hapur për personat e riatdhesuar për vitin 2019 për dorëzimin e aplikacioneve për hapjen e bizneseve me mbështetje furnizim me mjete/paisje teknike në kuadër të Programit të Vetëpunësimit.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se qëllimi i programit të vetëpunësimit është të mbështesë personat e riatdhesuar të papunë në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës. Mbështetja me grante do të ofrojë mjete/paisje teknike për realizimin e Planit të Biznesit.

Më tej janë edhe disa stojca që ofrojnë informacione rreth profesioneve/profileve që do të mbeshtetën me mjete dhe paisje në kuadër të Programit të Vetëpunësimit, aplikantëve të pranueshëm, kriteret e vlerësimit të biznes planeve, si të aplikoni dhe informacione të tjera.

Për më shumë informacione, klikoni në këtë link./21Media

Back to top button