Për shkak të Sunny Hill Festival

Për shkak të Sunny Hill Festival

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se linjës së atubosëve urban 4, i është zgjatur orari prej sot deri të dielën. Kjo për shkak të Festivalit Sunny Hill.

“Për shkak të festivalit Sunny Hill, transporti publik në linjen 4 zgjatet deri në ora 02:00 pas mesnate deri të dielen!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook,

Ndryshe sot një numër i madh i të qytetarëve janë mbledhur në Parkun e Gërmisë për natën e parë të festivalin “Sunny Hill”, ku këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është ylli i mbrëmjes.
Feti8vali do të zgjasë deri me datën 12 gusht, kur do të përmbyllet me performancen e DJ më të mirë në botë Martin Garrix./21Media