I ftuar sonte në emisionin “Argument Plus” ishte kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi

I ftuar sonte në emisionin “Argument Plus” ishte kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi

Krasniqi gjatë intervistës ceku faktin që prej vitit 2008 kur edhe jemi pavarësuar, asnjë legjislaturë e zgjedhur nuk ka përfunduar afatin e saj kushtetues, duke sjellë kështu gjithmonë zgjedhje të parakohshme, shkruan rtv21.tv.

Sipas tij përkundër të gjitha këtyre zgjedhjeve, ndryshimet nuk kanë ekzistuar, prandaj ai shton se është e rëndësishme të vetëdijesohet qytetari që të adresojë votën e vet aty ku beson se do të jetë ndryshimi.

Krasniqi beson se qytetari duhet të zgjedhë programin më të mirë të ndonjë subjekti politik, e në rast të mos përmbushjes së këtij programi siç ka ndodhur në të kaluarën, atëherë subjekti në fjalë të dënohet me votë, dhe mos t’i besohet më./21Media