Zgjedhjet do të kenë efekte negative te bizneset

OEK mbajti konferencë për media

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj se pas vendimit për dorëheqje të kryeministrit, Ramush Haradinaj do të ketë efekte negative në klimën e të bërit biznes dhe investimet e huaja.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një konferencë për media tha se gjithmonë kur ka zgjedhje të papritura ka pas efekte negative tek bizneset.

Gjithmonë kur ka pas rënie të Qeverisë apo dorëheqje të Qeverisë ka pas rënie të klimës së biznesit dhe investimet e huaj. Do të ketë efekte negative”, tha Rukiqi.

Për termocetralin ‘Kosova e Re’, Rukiqi theksoi se ka një aranzhim, por tha parakusht për me ecë projekti tutje është votimi në 2/3 e deputetëve.

Sipas tij, mund të ketë skepticizëm për këtë projekt nga Qeveria e ardhshme.

Për taksën, Rukiqi tha se ajo është vendim politik dhe në rrethanat aktuale nuk beson se do të largohet.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim për ndërhyrjet në biznesin “Abi Çarshia” në Prizren. Sipas tij, kjo është shqetësuese për klimën e të bërit biznes në Kosovë.

Ndërkaq, Avokati i kompanisë “Abi Çarshia”, Taulant Hotaj, tha se vendimi për rrënim është politik, pasi siç tha ai, asnjë centimetër në objektit të tyre nuk është pronë publike.

Mbështetje kompanisë, “Abi Çarshia” i dha dhe kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Fatos Hoxha, i cili tha se veprimi i organeve komunale në Prizren është në shpërputhje me legjislacionin më fuqi.

Back to top button