Partia e kryeministrës humb 1335 ulëse në Kuvendet Komunale

Partia e kryeministrës humb 1335 ulëse në Kuvendet Komunale

Ende nuk janë numëruar të gjitha votat e zgjedhjeve të së enjtes në Britaninë e Madhe, mirëpo me shumicën e tyre të numëruara rezultati negative për partinë në pushtet, mirëpo edhe partinë kryesore opozitare.

Si pasojë e çështjes së pazgjidhur të Brexit-it, qindra kuvendarë që shërbejnë në kuvendet e qyteteve kanë humbur ulëset e tyre si një përgjigje për dështimin e planeve të Brexit-it, ku përsëri një largim i Britanisë nga Unioni Evropian është shtyrë.

Partia e kryeministres, Theresa May ka humbur 1335 ulëse përreth Anglisë, duke shfaqur rezultatin më të dobët në 25 vitet e fundit.

Edhe Partia Laburiste ka paguar çmimin për dështimin e arritjes së planeve të tyre sa i përket Brexitit, duke humbur 82 ulëse.

Fituesja e madhe e zgjedhjeve doli të jetë Partia Liberal-Demokrate, e cila është rritur për 704 kuvendarë, duke fituar ulëse humbjet e mëdha të dy partive kryesore.

Përsëri Partia Konservative doli të jetë e para, me 3561 vende të fituara, Partia Laburiste doli e dyta me 2023, ndërsa Partia Liveral-Demokrate e treta me 1351 vende të fituara. /21Media