Deri më 23 prill ka afat

Deri më 23 prill ka afat

34 parti politike janë gati për të garuar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Më 23 prill skadon afati për regjistrimin e forcave politike që synojnë të garojnë për 61 bashkitë e vendit, e deri me sot, pranë KQZ kanë shprehur interes 34 forca, mes tyre edhe parti që dikur kanë qenë në koalicion me Lulzim Bashën.

Pavarësisht se opozita e ka shpallur publikisht se nuk do të bëhet pjesë e procesit zgjedhor të 30 qershorit, në KQZ janë regjistruar partia e drejtuar nga Kujtim Gjuzi, i cili ishte pjesë e listës së deputetëve të PD-së dhe ende pret që t’i vije radha të marrë mandatin. Partia e drejtuar nga Arian Galdini gjithashtu është regjistruar.

Aleati i vjetër i demokratëve, Arjan Starova ka zgjedhur të mos i bindet vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet dhe të njëjtën zgjedhje kanë bërë disa parti që në zgjedhjet e kaluara kanë garuar në koalicion me PD-në. Nga forcat parlamentare deri tani është regjistruar vetëm Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate./vizionplus