Ora 19:00 shënon edhe fundin e procesit zgjedhor në vend duke bërë që të gjitha qendrat e votimit të mbyllen

Ora 19:00 shënon edhe fundin e procesit zgjedhor në vend duke bërë që të gjitha qendrat e votimit të mbyllen

Mirëpo, çdo votues i cili është në radhën e pritjes në këto momente, duhet të shprehë vullnetin e tij dhe të hedhë votën në kutinë e votimit, pra të mos largohet pa votuar.

Ndonëse numri i saktë i votuesve pritet të konfirmohet me kalimin e orëve kur edhe KQZ të marrë të dhënat nga të gjitha qendrat e votimit, trendi gjatë ditës ka qenë pozitiv duke lënë të kuptohet se mund të ketë më shumë votues kësaj radhe se para 2 vitesh.

Dita e zgjedhjeve ka kaluar kryesisht qetë, me partitë të cilët kanë akuzuar njëra-tjetrën për ndërhyrje.

Sikurse edhe herëve të kaluara, ka pasur persona që janë kapur duke fotografuar votën.

Prokuroria e Shtetit pas verifikimit të informatave nga prokurorët në teren, janë vërtetuar 16 raste me 20 persona të cilët lidhen me procesin zgjedhor e që janë ndaluar.

Ndryshe, qytetarët patën mundësi të zgjedhin në mesin e 25 subjekteve politike dhe me mbi 1000 kandidatë për deputetë të cilët për dy javë gjatë fushatës zgjedhore shpalosën programin e tyre.