Poezi nga Syhejl Havolli

Poezi nga Syhejl Havolli

Flakën në gjirin
Në buzët zjarrin
Faqet tërë prush
Nuk di në të pa kush…

Rrezet kishe vënë
Mbi karrocë në gjumë
Rrugës hije-Diell
Në gaz sy e qiell…

Loti tharë mbi sytë
Qeshja vrarë mbi buzët
Zemra shkroi në erë:
Ti je në pranverë…

Gjuha ntrashur malli
Flokët zbardhur motesh
Nuk më lënë në ëndërr
Jeta bëhet zhgjëndërr…