Familjes së Trumpit i shtohet edhe një anëtare

Familjes së Trumpit i shtohet edhe një anëtare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bë gjysh për të dhjetën herë. Trump tani ka edhe një mbesë, të cilën e pagëzuan me emrin Carolina Dorothy Trump, transmeton rtv21.tv

“Urime Eric dhe Lara për lindjen e vajzës. Shumë krenar”, shkroi ai në Twitter.


Djali i tij, Eric dhe bashkëshortja e tij, Lara, u bënë edhe me një vajzë. Është fëmija i dytë i çiftit, i pari do t’i mbush 2 vjet në shtator.

Presidenti 73-vjeçar ka pesë fëmijë me tri gra.

Eric Trump, 35-vjeçar, është fëmija i tretë i presidentit. Ai është nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump. Lara Lea Trump, 36 vjeçe, shërben si këshilltare e fushatës së presidentit./21Media