”Zgjoi” shpërblehet në Francë me çmimin e 13-të ndërkombëtar

Filmi ‘Zgjoi”, me regji nga Blerta Basholli, së fundmi ka triumfuar edhe në Francë, duke u shpërblyer me çmimin e 13-të ndërkombëtar ”Golden Antigone”.
Kështu ka bërë të ditur protagonistja kryesore e këtij filmi, Yllka Gashi përmes një postimi në ”Facebook”.
”Edhe një sukses i radhës për filmin “Hive-Zgjoi” me skenar e regji te Blerta Bashollit!!! “Hive – Zgjoi” sonte ka triumfuar edhe në Francë, duke u shpërblyer me çmimin e 13-të ndërkombëtar përkatësisht duke marrë çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed” në Montpellier të Francës”, ka shkruar Gashi.


Kujtojmë që, premiera e këtij filmi më 22 tetor është dhënë edhe në Prishtinë. Të pranishëm në atë ngjarje ishin Presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe personalitete të njohura nga fusha e kulturës.
”Zgjoi”, ka fituar tri çmime të rëndësishme në festivalin ”Sundance”, i njëjti është edhe propozim i Kosovës në ”Oscars 2022” dhe do të jetë pjesëmarrës edhe në Festivalin e Filmit në Romë./21Media

Back to top button