Poezi nga Albatros Rexhaj

Poezi nga Albatros Rexhaj

Zgjuar jam…
Edhe pse shpirtin të përgjumur e kam.
Sytë natyrshëm tërhiqen drejt diellit, që ëmbëlsisht më josh ta shijoj virgjërinë e më të bukurës që jeta e fsheh.
Por nuk mjafton të hapësh sytë që të shpëtosh nga ankthet.
Mendja vetvetiu nuk di si të çlirohet nga hijet ku është ngatërruar.
Andaj nisem drejt diellit.
Drejt teje.
Sepse më mungon o yll i ndjeshëm.
Më duhesh që t’i jep kuptim dallgëve të frymëzimit tim.