Zguri: Nuk kam urdhër të ndaloj fjalimet e politikanëve

Zguri: Procesi relativisht po shkon mirë

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, në një deklaratë për shtyp u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg çdo lloj incidenti të mundshëm që ka të bëjë me procesin zgjedhor.

Zguri u bëri thirrje edhe institucioneve që të marrin masa për të garantuar një proces të lirë dhe të ndershëm.

“Nuk kam urdhër për të ndaluar fjalën apo fjalimet e politikanëve shqiptarë kushdo qofshin ato. Procesi relativisht po shkon mirë madje shumë mirë por për shkak të disa parregullsive, më duhej që në emër të KQZ të dilja për ti kujtuar personave që merren me administrimin e zgjedhjeve se duhet ta kryejnë detyrën sipas ligjit”, tha Zguri.

Back to top button