Zhbogar kërkon fromimin e Qeverisë

Me refrenin e njejtë për formimin e Qeverisë në Maqedoni, ambasadori evropian Samuel Zhbogar foli nga qyteti i Negotinës, ku ishte për të promovuar fushatën “Bashkimi Evropian për ty”.

“Vendi juaj duhet të lëvizë përpara, të formohen institucionet shtetërore, të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të formohet Qeveria. Mendoj se, edhe Kuvendi, edhe Qeveria dhe të gjithë njerëz në këtë shtet duhet të dëgjojnë njëri tjetrin me qëllim që të bashkohen. Kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e vendit tuaj , për të ardhmen e procesit të BE-së, për shkak se të gjithë dëshirojmë ky proces që të vazhdojë”, tha Zhbogar.

Ai tha se ka ardhur koha që pushteti dhe opozita të fillojnë të dëgjojnë njëri tjetrin për të njejtin qëllim, për shkak se kjo sipas tij, është shumë e rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe për procesin e eurointegrimeve, shkruan TV21.TV

Porosi të njejtë përcollën edhe ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Suedisë dhe Holandës në takimin që patën në selinë e LSDM.

Në komunikatën e lëshuar nga LSDM theksohet se kanë diskutuar për nevojën dhe përgjegjësinë e të gjithë subjekteve politike në vend, institucioneve dhe individëve që ta mundësojnë procesin e formimit të institucioneve të reja.

E nga ana tjetër, Eksperti i Institutit Evropian në Uashington,Garet Martin në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka theksuar se durimi i Bashkimit Evropian po humbet, ndërsa hap i ardhshëm mundet të jenë sanksionet.

“Në lojë janë shumë opsione, por nëse shikohet se çfarë është bërë në shtetet tjera nga ana e BE-së, më të mundshmet do të jenë ngrirja e kapitalit, ndalimi për udhëtime, të cilat sidomos janë adekuate kur synoni indivitë të caktuar dhe jo shtete të tëra”, u shpreh ai.

Sipas tij, masat e tilla mund të vijnë pasi që vizitat e fundit të Eurokomesarit për zgjerim, Johanes Hahn dhe Kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk, ishin të pasuksesshme./21Media

 

Back to top button