Një në Lipjan e një në Pejë

Një në Lipjan e një në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar dy raste të femrave të zhdukura, një në Lipjan e një në Pejë.

Në rastin e parë, babai i të zhdukurës ka treguar se vajza e saj është larguar nga shtëpia më 12 mars dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar më 13 mars. Nëna e viktimës ka raportuar se vajza e saj e moshës së mitur me nevoja të veçanta është larguar nga ajo dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj./21Media