Zhduket avioni ushtarak me 116 persona

Në të ndodheshin 105 pasagjerë dhe 11 pjesëtarë të ekuipazhit

Një avion ushtarak i Mianmarit me 116 persona në bord është zhdukur ditën e sotme në jug të këtij shteti, kanë bërë të ditur zyrtarët vendas.

Në deklaratë thuhet se avionë dhe anije po marrim pjesë në një operacion kërkim shpëtimi, mbi detin Andaman ku avioni humbi kontaktet.

Mediat raportojnë se në avion ndodheshin 105 pasagjerë dhe 11 pjesëtarë të ekuipazhit.

Pasagjerët mësohet të jetë kryesisht familjarë të ushtarakëve që ndodheshin në një bazë në rajonin bregdetar. “Ndoshta do të ketë pësuar ndonjë problem teknik, pasi kushtet atmosferike janë të mira në zonën ku avioni ka humbur kontaktet”, ka thënë një burim për agjencinë e lajmeve “France-Presse”

Back to top button