Vajza e zhdukur është rreth 125 cm e gjatë

Vajza e zhdukur është rreth 125 cm e gjatë

Një vajzë 12 vjeçare rezulton e zhdukur në qytetin e Durrësit që prej ditës së premte.

Policia e këtij qyteti bëri të ditur se kallëzimi është bërë pikërisht një ditë më parë në Komisariatin e këtij qyteti nga shtetësja D.Ll., pasi i është larguar nga banesa (rreth orës 13:30, të datës 08.03.2019) vajza e mitur me iniciale L.Ll., 12 vjeçe.

Sipas deklarimeve të familjarëve, shtetasia e zhdukur është rreth 125 cm e gjatë, me flokë të gjata ngjyrë gështenjë, kishte të veshur një xhup ngjyrë gri të shkurtër, streçe ngjyrë gri dhe atlete ngjyrë të kuqe dhe gri.

Shërbimet e Policisë janë angazhuar maksimalisht dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e saj, raporton vizionplus.