Zhduket një 21 vjeçare nga Drenasi

Një vajzë 21 vjeçare nga fshati Komoran komuna e Drenasit është zhdukur që nga 28 janari.
Njësia e hetimeve të stacionit policor në Drenas, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, kërkon kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë hetimin policor për gjetjen e personit të zhdukur A.B.
Policia inkurajojnë të gjithë ata që kanë, çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me të, ku mund të ketë qenë apo ku mund të jetë aktualisht, t’ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192 në numrin 038-584092, në stacionin më të afërt policor apo në çfarëdo forme tjetër./21Media
 

Back to top button