Zhduket një djalë në Gjilan

Babai raporton djalin si të zhdukur

Një person nga Gjilani ka raportuar në polici se nuk di gjë për vendodhjen e djalit të tij.

Rasti është raportuar të mërkurën rreth orës 08:00. Megjithatë, policia nuk ka treguar që sa kohë është zhdukur personi në fjalë.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull K-Shqiptar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, ka njoftuar shkurt policia, duke mos dhënë detaje të tjera./21Media

Back to top button