Zhduket një vajzë e mitur në Prishtinë

Arrestohen sulmuesit e policëve

Një nënë, banuese në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka raportuar në Polici se vajza e saj është zhdukur.

Më datë 02.03.2019 në orën 23:00 vajza e mitur ka dal nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.

Policia e Kosovës ka njoftuar prokurorin dhe rasti është duke u hetuar.

Dje rreth orës 02:50, në stacionin policor janë shoqëruar pesë persona, tre punëtor të sigurimit të lokalit dhe dy klient, pasi që ishin rrahur në mes vete.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani”.

Dy nga viktimat, sipas Policisë, kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërsa me vendim të prokurorit personat janë liruar dhe rasti do të shkojë në procedurë të rregullt.

Poashtu dje rreth orës 09:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuar të cilët kanë fyer dhe sulmuar dy zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës.

Si pasojë e sulmit policët kanë pësuar lëndime trupore.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media 

Back to top button