Zhduket një vajzë në Fushë Kosovë

Vajza u largua nga shtëpija qe dhjetë ditë

Një vajzë dje është raportuar si e zhdukur në Fushë Kosovë.

Rastin e ka raportuar në polici nëna e vajzës. Ajo ka njoftuar se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia që nga 23 janari.

Sipas policisë, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin./21Media

Back to top button