Zhduket një vajzë në Gjilan

 

Një vajzë e mitur në Gjilan dje është raportuar si e zhdukur.

Policia ka bërë të ditur se e mitura është raportuar si e zhdukur nga nëna e saj, e cila ka deklaruar gjatë ditës së djeshme në polici se vajza e saj është zhdukur me datë 5 shtator, rreth orës 22:00, kur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia ka bërë të ditur se rasti për të miturën në Gjilan ëshhtë duke u hetuar./21Media

Back to top button