Zhurma që krijojnë aeroplanët mund të shkaktojë dëmtime në enët e gjakut dhe shtim të rrezikut nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës

Zhurma që krijojnë aeroplanët mund të shkaktojë dëmtime në enët e gjakut dhe shtim të rrezikut nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës

Ekspozimi në zhurmën që krijojnë aeroplanët mund të shkaktojë dëmtime në enët e gjakut dhe shtim të rrezikut nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës, tregon një studim i ri.

Duke përdorur mikrofonat shkencëtarët kanë ekspozuar minjtë në zhurmën e aeroplanit prej 85 decibel. Pas vetëm një dite, minjtë e ekspozuar në zhurmën e aeroplanit treguan shkallë më të lartë të stresit të hormoneve.

Studimi është kryer nga Thomas Muenzel, kardiolog nga klinika universitare gjermane në Majnc, në afërsi të aeroportit të Frankfurtit, një nga aeroportet më të qarkullueshme në botë.

Shkencëtarët besojnë se ushtrimet ose barnat për zemër të ngjashme me ato për uljen e presionit të gjakut mund të zbutin, madje edhe të parandalojnë dëmtimin që shkakton zhurma e aeroplanëve.

Në vitin 2013, shkencëtarët nga Majnci dhe shteti federal amerikan  Pensilvania  treguan se zhurma që shkaktojnë natën aeroplanët ndikojnë në rritjen e nivelit të adrenalinës dhe ndikojnë në funksionin e enëve të gjakut.

Ky hulumtim ka treguar se edhe vitamina C mund të eliminojë në veprimin negativ në shtresat e brendshme të mureve të enëve të gjakut.

Një vit më vonë, shkencëtarët nga Majnc treguan se zhurma e aeroplanëve shkakton dëmtime më të mëdha në enët e gjakut dhe presion të shtuar te pacientët me sëmundje koronare ose pacientët që kanë rrezik të madh për zhvillimin e sëmundjeve koronare.