Zhvillimi ekonomik agjendë e qeverisë

Gjatë mbledhjes u miratuann një sërë vendimesh

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, mbajti sot mbledhjen e 141-të me radhë, në të cilën ka miratuar Strategjinë e Energjisë, si dhe vendime tjera nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë prezantimit të kësaj pike tha se arritja e këtij synimi është bazuar në pesë objektiva strategjike:

Ndërsa, kryeministri Mustafa tha se është një dokument tepër i rëndësishëm për vendin.

“E përgëzoj Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe të gjithë ata që kanë punuar, edhe partnerët tanë që kanë bashkëpunuar në hartimin e kësaj strategjie e cila vlerësoj se është dokument tepër i rëndësishëm dhe hap perspektiva zhvillimore si një fushë e domosdoshme e resurseve për zhvillimin tonë”, tha kryeministri Mustafa.

Sipas një komunikate bëhet e ditur se është aprovuar edhe Strategjia për përfshirjen e komuniteteve rom dhe ashkali në shoqërinë kosovare 2017-2021. “Plani i Veprimit, që ka për qëllim që këto komunitete të promovohen dhe të realizojnë në mënyrë efektive të drejtat e tyre në Republikën e Kosovës, në veçanti të kenë qasjen e plotë në arsim, punësim, shërbime shëndetësore dhe banim”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, u aprovua edhe Koncept-dokumenti për hartimin e Projektligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës. Çështja e dhënies së tokës në shfrytëzim nga ana e komunave.

Gjatë kësaj mbledhje, është miratuar vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë lidhur me emërimin e Bordit menaxhues të Lotarisë së Kosovës.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka bërë të ditur se së shpejti do të nis rekrutimi i stafit për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

Kabineti miratoi edhe vendimin për krijimin e strukturave përgjegjëse për menaxhimin indirekt, për fushën e politikave për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Instrumentit për Asistencë Para-Anëtarësimit të Bashkimit Evropian –IPA II.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, tha se ky vendim është njëri nga më të rëndësishmit që merren nga Qeveria, në kuadër të procesit integrues dhe të përafrimit me Bashkimin Evropian, veçanërisht tek fusha e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Në komunikatë thuhet se qeveria ka miratuar edhe vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë, për ndryshimin e qëllimit të përdorimit të kompleksi banesor-afarist “Hade dhe Hade 2”./21Media

Back to top button