Disa detaje interesante nga jeta e Ronaldos

Disa detaje interesante nga jeta e Ronaldos

Fiziku i sulmuesit të Real Madridit, Cristian Ronaldo pëlqehet nga të gjithë. Portugezi i cili ka mbushur 33 vjet, falë punës së madhe në fitnes dhe në stërvitje me klubin e tij ka përsosur fizikun e tij në masë të madhe, gjë kjo e cila po e ndihmon që të luaj në çdo ndeshje të klubit të tij.

Mirëpo ka qenë një rrugë e gjatë derisa portugezi ka arritur këtë fazë në të cilën gjendet.

Ai me shumë nostalgji e kujton edhe kohën kur ishte transferuar në Manchester United. Në atë kohë portugezi nuk kishte muskuj dhe pesha e tij lëntë për të dëshiruar.

Image result for cristiano ronaldo at united

“Fillova të dëgjoja vazhdimisht, madje edhe nga trajneri, pastaj gjithmonë dikush del dhe thotë: “Po, por është turp që është i hajthëm dhe nuk ka muskuj”. “E vërtetë, kam qenë i hajthëm, nuk kam pasur muskuj. Kur i kam pasur 11 vjet e kam ditur që jam shumë i talentuar, dhe atëherë kam vendosur të punoj dhe të stërvit edhe më shumë se të tjerët.”

“Kam filluar të ikja natën nga krevati për të stërvitur, bëhesha gjithnjë e më i madh dhe më i shpejtë. Derisa ecja nëpër terren, njerëzit flisnin: ‘Ai është aq i hajthëm’, atëbotë më shikonin mua sikur të ishte fundi i botës”, ka thënë portugezi.

Puna e palodhshme e kombinuar me dëshirën e madhe për të arritur në futboll ka bërë që Ronaldo të cilësohet njëri ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Ronaldo ka treguar se ushtron 5 herë një javë palestër për të mbajtur trupin në formë.

“Në palestër bëj shumë ushtrime, madje edhe sprint. Mund ta përfshini në treningun tuaj, qoftë të jeni në palestër, qoftë në ambient të hapur“.

Image result for cristiano ronaldo at gym

“Bëni ushtrime kudo që mundeni. Në dhomën tuaj të gjumit mund t’i bëni absolutisht të gjitha ushtrimet kur zgjoheni në mëngjes apo pra se të shkoni në krevat. Nëse mësoheni me rutinën, do ’ju bëhet shprehi”.

Ajo që Ronaldon e dallon nga të gjithë është që nuk konsumon alkool. Ai thotë: “Forca mendore është njësoj e rëndësishme si edhe forca fizike”.

Po ashtu futbollisti i Reali kujdeset edhe për ushqimin që e konsumon. Ai në menyrë të specifikuar kujdeset që t’i marrë proteinat e nevojshme nga ushqimi që konsumon.

Related image

Ai rregullisht konsumon peshk dhe në restorante përpiqet të porosisë kotëletë dhe sallatë. Mirëpo, ushqimi i Lisbonës bacalhaubraz – përzierje e bakalaros, qepës, patates së prerë hollë dhe omëletës – është ushqimi i tij i preferuar.

“Hani rregullisht. Mirëpo ushtroni rregullisht, është me rëndësi të mbani nivel të lartë të energjisë në mënyrë që trupi juaj të ketë më shumë energji për ushtrime të mira. Ndonjëherë ha deri në gjashtë racione të vogla në ditë në mënyrë që të sigurohem që kam energji të mjaftueshme për çdo trening të nivelit më të lartë”.

Ronaldo kalon shumë kohë të lirë duke u relaksuar në shtëpi me të dashurën Georginën, fëmijët Cristianin Junior, dhe me binakët dhjetëmuajsh Eva dhe Mateo dhe me beben Alan Martine.

Image result for cristiano ronaldo with family

Ronaldo thekson që stili i qetë jetësor i ndihmon shumë që të jetë i fuqishëm edhe fizikisht edhe mendërisht.

Kohën e lirë e kalon me familjen dhe miqtë.