Mustafa përmendi janë hartuar një seri dokumentesh si Strategjia e Zhvillimit Kombëtar 2017 - 2021 e të tjera.

Mustafa përmendi janë hartuar një seri dokumentesh si Strategjia e Zhvillimit Kombëtar 2017 – 2021 e të tjera.

Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI),Nehat Mustafa, me bashkëpunëtorë, priti sot në një takim pune Luc Triangle, Sekretar Gjeneral i Industri All Europa.

Zotëri Luc shoqërohej nga nikoqirët e SPMK-së dhe të SPEK-ut.

Ai pasi paraqiti një pasqyrë të shkurtër të asociacionit që përfaqëson, u përqendrua në ndikimin e tij në ritmet e zhvillimit industrial në kuadër të Unionit Evropian dhe të Komisionit Evropian.

Duke dhënë detaje konkrete në këtë plan, ai konstatoi se zhvillimet e këtilla nuk janë pa ndikim edhe në rrafshin e mirëqenies sociale. Gjithnjë duke e parë edhe Kosovën brenda orbitës së UE-nit, Luc, ndër të tjera, u interesuar edhe për kornizën ligjore të Kosovës që trajton këtë problematikë.

Sipas një komunikate të MTI-së, kur është fjala për resursin e investitorët e huaj këtu, ai e gjeti me interes të theksojë edhe mangësitë që paraqiten në këtë proces, duke vënë shënjestrën sidomos mbi çështjet e sigurisë dhe të korrupsionit.

Zv.ministri i MTI-së, Nehat Mustafa, ndërkaq, i bëri një përshkrim zhvillimeve në këtë fushë në Republikën e Kosovës, duke shpalosur sidomos përpjekjet e suksesshme pas nënshkrimit nga Kosova të masave të Stabilizim – Asocimit me Bashkimin Evropian. Ai përmendi se në këtë kuadër janë hartuar e aprovuar një seri dokumentesh si Strategjia e Zhvillimit Kombëtar 2017 – 2021 e të tjera.

Në vazhdim u paraqit nevoja e kontakteve më të shpeshta në plan të informacioneve reciproke dhe të mërendimit të veprimeve lidhur me zhvillimin industrial si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të gjithmbarshëm të një vendi.