"Të pushoftë shpirti në përjetësi"

“Të pushoftë shpirti në përjetësi”

Deputetja e njohur e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra e ka humbur një person të dashur për të, gjyshen. Këtë e ka bërë të ditur vetë deputetja përmes një postimi në Facebook, teksa ka kujtuar disa momente emocionuese me të.

Nana Hajri na la! Mbramë para mesnate i mbylli sytë përgjithmonë gjyshja jonë.

Për pak ditë gjyshja nuk e priti përvjetorin e Rezallës. Me 5 prill bëhen 20 vjet prej kur forcat serbe i’a vranë djalin më të vogël axhën Bedri. Emrin e tij kurrë se lëshoi prej goje. Hjekat e mërzinë e saj ja kam pa sa herë e kam kqyrë në sy. Lumtunija e saj më e madhe ishin Buqi e Drini, dy djemt që axha i la të vegjël, dy nipat që u kujdesën për të deri ne momentet e fundit të jetës.
“Po ma hjekin mallin e djalit, oj loke”, thojke shpesh kur malli për të ia rëndonte zemrën. E Rezalla, vendi ku ajo i kishte kujtimet, rrënojat e shtëpisë së zbrazët e të djegur ku ajo kishte kalu me shumë se gjysmën e jetës ishin dhimbja e saj më e madhe. Nana Hajri u kthye sot në vendin ku prehen dy djemt e saj, në tokën në të cilën deshi të jetojë përherë, po kthehet pranë atyre që fort i deshi. Pusho e qetë gjyshe. Të pushoftë shpirti në përjetësi 🙏”, ka shkruar Deliu – Kodra.

Familjarë, miqë e kolegë të shumtë e kanë ngushëlluar deputeten./21Media