Protestuesit kërkonin drejtësi për Astrit Deharin

Protestuesit kërkonin drejtësi për Astrit Deharin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot i është bashkuar marshit në Prishtinë për Astrit Deharin, raporton TV21.

Sela në protestat në Prishtinë që po bëhen për Astrit Deharin shihet në rend të parë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Protestuesit kërkonin drejtësi për Astrit Deharin.

Me moton “Një popull për drejtësi”, prej sheshit “Skenderbeu” u marshua deri te Prokuroria e Shtetit, nga ku u kërkua përgjegjësi për vdekjen e Astritit dhe proces i ri hetimor.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se aktivistët dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në forma të ndryshme kanë mbështetur çdo protestë ku kërkohet drejtësi.

“Aleanca për Shqiptarët, aktivistët e saj dhe vetë lideri Ziadin Sela, në forma të ndryshme kanë mbështetur çdo protestë ku kërkohet, drejtësi dhe jo vetëm. Vazhdimisht kemi ngritur zërin ndaj të gjitha proceseve politike të montuara në Maqedoninë e Veriut, dhe beteja jonë politike vazhdon, duke i përdorur të gjitha mundësitë që njëherë e përgjithmonë tju jepet fund proceseve të montuara politike.

Sot kreu i ASH Ziadin Sela, ishte prezent në Marshin protestues për Astrit Deharin duke kërkuar drejtësi për bashkëkombasin nga Kumanova Astrit Dehari, i cili ishte aktivist i Vetëvendosjes që humbi jetën në rrethana misterioze.

Me pas Kryetari Sela dhe Sekretari Gjeneral i ASH Arben Taravari kanë patur poashtu një takim edhe me kreun e Vetëvendosjes dhe Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës z. Albin Kurtin”, tha për TV21, Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët./TV 21