Benzema në 10 vitet e fundit ka qenë një ndër sulmuesit më të mirë

Benzema në 10 vitet e fundit ka qenë një ndër sulmuesit më të mirë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se sulmuesi francez, Karim Benzema e meriton të luajë sërish për Francën.

Edhe pse Benzema në 10 vitet e fundit ka qenë një ndër sulmuesit më të mirë, ai nuk ka luajtur për vendin e tij që nga viti 2015.

Zidane pretendon që sulmuesi ende ka dëshirë ta përfaqësoj vendin e tij.

“Ai gjithmonë ka dashur të luajë për ekipin francez. Për të qenë i sinqertë, nuk e di saktësisht se çfarë po ndodh. Por, nëse e shohim nga pikëpamja sportive, ai është më i miri. Unë mendoj se ai duhet të ketë patjetër një vend për të në kombëtaren franceze”, ka thënë ai.

Sulmuesi i Real Madridit nuk ka asnjë paraqitje me ekipin kombëtar që nga viti 2015, pasi ai dyshohet se ishte i përfshirë në një komplot për të shantazhuar, Mathieu Valbuena./21Media