“I kërkova selfie sepse ndryshe njerëzit nuk do të besonin që makina e Zidane më ka goditur"

“I kërkova selfie sepse ndryshe njerëzit nuk do të besonin që makina e Zidane më ka goditur”

Ignacio Fernandez duke vozitur veturën e tij nëpër qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas, të dielën përjetoi një aksident të vogël.

Derisa po futej në një rrethrrotullim një makine tjetër, një automjet e goditi atë nga prapa. Pronari i makinës që e goditi atë nga prapa ishte trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili po shkonte drejt qendrës stërvitore.

“Sapo e pashë e njoha dhe i thashë. Do të doja sikur të të takoja në rrethana tjera, por as këto rrethana nuk janë të këqija”, ka thënë Fernandez.

Për të mos lejuar që aksidenti të bëhej lajm në media afër qendrës stërvitore të Real Madridit, Fernandez i kishte ofruar Zidanit mundësinë që çështjen e dokumenteve të sigurisë ta zgjidhnin më vonë, edhe pse i kishte kërkuar një fotografi së bashku për ta vërtetuar aksidentin.

“I kërkova selfie, sepse ndryshe njerëzit nuk do të besonin që makina e Zidane më ka goditur. Ai më tha po me shumë mirësi. Ai e hoqi kapelën dhe e bëmë foton”, citohet të ketë thënë, Ignacio Fernandez. /21Media