Zidane tha se kjo është ëndrra e të gjithëve

Zidane tha se kjo është ëndrra e të gjithëve

Trajneri i skuadrës së Real Madridit, Zinedin Zidane në takimin e rregullt me gazetarë para ndeshjes së nesërme me PSG-në, në kuadër të Ligës së Kampionëve, ka pranuar se cili trajner do ta kishte zëvendësuar në bankinën e kësaj skuadre.

“Si trajner të ardhshëm të Real Madridit, e shoh Gutin. Ai është i gatshëm për të marrë skuadrën. Po përgatitet ta drejtojë skuadrën. Guti është fëmijë i skuadrës dhe kjo është ëndërr e të gjithëve”, ka thënë Zidan.

Ai ka thënë se në ndeshjen e nesërme me PSG-në, nuk ka se për çfarë të dëshmohet.

Ndryshe, Jose Maria Guti, një ditë më parë tha se dëshiron të ulet në bankinën e Real Madridit.