Sipas Zidanes, lojtari duhet të vendosë

Sipas Zidanes, lojtari duhet të vendosë

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka thënë se është i vetëdijshëm se ëndrra e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe është të luajë në fanellën e “Los Blancos”.

Mbappe mbetet i lidhur me një transferim në “Santiago Bernabeu” në verën e ardhshme.

Tekniku francez ka thënë se e di që ëndrra e sulmuesit është të luajë për gjigantin spanjoll.

“Nuk e di, lojtari duhet të vendosë. Në këtë moment luan për PSG, do të shohim në të ardhmen nëse kjo do të ndryshojë. E di që gjithmonë ka thënë se ëndrra e tij është të luajë për Real Madrid”,  ka deklaruar ai.

Reali nesër do të ndeshet me Galatasaray0n, ndërsa me PSG-në do të takohet më 26 nëntor.