Trajneri francez ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Realin

Trajneri francez ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Realin

Pasi fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve, Super Kupën e Evropës dhe Super Kupën e Spanjës, Zinedine Zidane është favoriti kryesor për ta rrëmbyer çmimin ‘Trajneri i Vitit nga FIFA’.

Një vit më parë ai ishte në konkurrencë të ngushtë me Claudio Ranierin, por italiani kishte arritur ta merrte çmimin pas mrekullisë që bëri me Leicester Cityn, duke u shpallur kampion i Anglisë.

Këtë vit, Zidane ka rivalë Massimiliano Allegrin, Antonio Conten dhe Leonardo Jardim të Monacos, megjithatë francezi shihet si favorit absolut pas sukseseve të lartpërmendura një sezon më parë.

Fituesit do të shpallen në bazë të 25% të votave të kapitenëve të të gjitha kombëtareve, 25% nga preferencat e tifozëve, po kaq nga trajnerët dhe të njëjtat mundësi për 200 përfaqësues të mediave.

Fituesi do të mësohet më 23 tetor.