Hazard ende nuk ka shënuar golin e parë në fanellën e “Los Blancos”

Hazard ende nuk ka shënuar golin e parë në fanellën e “Los Blancos”

Sulmuesi i Real Madrid, Eden Hazard në ndeshjen e kaluar kundër Atletico Madrid nuk luajti shumë mirë. Ai e ka pranuar që nuk është në formën e duhur.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Trajneri  Zinedine Zidane deklaroi se nuk ka ndonjë problem me Hazard. Ai porositi tifozët të jenë të qetë, pasi sipas tij, suksesi i belgut do të vijë më kohë.

Nuk do t’i jap këshilla. Është lojtar i rëndësishëm dhe duam më shumë, por duhet të jemi të qetë. Nuk jam i shqetësuar. Suksesi i tij do të jetë shumë i mirë. Kjo nuk ka për të ndryshuar. E njëjta gjë ndodhi më mua dhe unë isha i qetë. E dija që më duhej kohë. Ishte ende më keq kur arrita në Itali. E di që Hazard do të jetë i rëndësishëm”, deklaroi tekniku francez.

Reali këtë sezon është në formë të mirë pasi nuk di për humbje në LaLiga dhe është në vendin e parë me 15 pikë./21Media