Zidane ka mbështetjen e bordit

Zidane ka mbështetjen e bordit

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane dëshiron që mesfushori Luka Modriq të mos luajë për Kroacinë.

Modriq është i lënduar, por ai pritet të ftohet nga kombëtarja e Kroacisë për Euro 2020.

Sipas mediave spanjolle, tekniku francez dëshiron që Modriq të mos pranojë të luajë pasi është i lënduar. Zidane ka tërë mbështetjen e bordit, andaj kjo gjë mund të ndodhë.

Kroacia luan kundër Hungarisë më 10 tetor, ndërsa tri ditë më vonë me Wellsin, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.