Gati për ndeshjen kundër Celta Vigos

Gati për ndeshjen kundër Celta Vigos

Ka pasur shumë spekulime që Neymar dhe Pogba mund të transferohen këtë verë, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se është gati për ndeshjen kundër Celta Vigos dhe është i lumtur me lojtarët që ka.

“Jemi gati për të filluar. Jam i lumtur me lojtarët që kemi. Jemi përgatitur dhe pa asnjë dyshim do të bëjmë më të mirën. Duam të luajmë mirë dhe këtë do të provojmë të bëjmë. James Rodriguez është në formë të mirë dhe jam i lumtur që e kam në ekip. Besoj te secili, edhe te Bale i cili mund të largohej, mirëpo është ende me ne dhe është një lojtar i rëndësishëm”, deklaroi tekniku francez.

I pyetur për Pogban dhe Neymar, Zidane tha se nuk janë në klub, andaj nuk do të flas për ta.

Pogba është në Manchester United, ne duhemi ta respektojmë këtë gjë. Neymar nuk është një lojtar i Real Madridit dhe unë kam lojtarë të rëndësishëm”, përfundoi tekniku francez.