Zidane ka deklaruar që beson në lojtarët e tij

Zidane ka deklaruar që beson në lojtarët e tij

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë që pavarësisht se janë liderë, nuk është e rëndësishme pozita në tabelë.

Sipas tij, ajo çfarë ka rendësi është besimi në ato që bëjnë.

“Jemi lider, por nuk ka rëndësi. Me rëndësi është të vazhdojmë në këtë rrugë. Duhet të besojmë në ato që bëjmë. Do të kemi momente  të komplikuara”, ka deklaruar ai.

Zidane në fund është pyetur se si kishte guxim të fusë në lojë, lojtarët që zakonisht janë rezervë.  Tekniku francez ka thënë se nuk bëhet fjalë për guxim, por se beson në të gjithë lojtarët e tij, pa dallim.

“Besoj të 25 lojtarët e mi. Nuk duhet të tregohem i guximshëm. Kam besim tek të gjithë”, ka shtuar ai.

Reali dje ka mposhtur Osasunen me rezultat 2-0 duke fituar tri pikë të tjera. Real Madridi është në krye me 13 pikë, një më shumë se Atletico Madrid, klub më të cilin do të ndeshet këtë të shtunë.