Zidane në pritje të disa transferimeve
12 Gusht 2019
Francezi foli pas ndeshjes kundër Romës
Francezi foli pas ndeshjes kundër Romës
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pranoi që pret të transferohen disa lojtarë. Francezi foli pas ndeshjes kundër Romës (2-2).
“Kemi lojtarë që janë këtu dhe ky është shqetësimi ynë. Këtë të shtune, do të fillojmë kampionatin e La Ligës dhe duhet të jemi të gatshëm”, tha fillimisht francezi.
“Mund të ndodhë çdo gjë sepse ka kohë edhe tri javë të tjera para se të mbyllet afati kalimtar. E dimë që duhet të jemi në formën më të lartë. Ndeshja e parë është të shtunën. Do të bëjmë përgatitjet të mërkurën dhe duhet të jemi të gatshëm për të shtunën”, deklaroi ai.