Zinedine Zidane ka konfirmuar se së shpejti do të nënshkruajë marrëveshje të re trevjeçare me Real Madridin

Zinedine Zidane ka konfirmuar se së shpejti do të nënshkruajë marrëveshje të re trevjeçare me Real Madridin

Lajmi vjen para dy ndeshjeve të Super-kupës spanjolle kundër Barcelonës

“Jam i lumtur që jam këtu. Kontrata nuk do të thotë asgjë, mund ta nënshkruani për 10, 20 vjet. Unë e di ku jam dhe çfarë bëj. Pas një viti ndoshta nuk do të jem këtu. Asnjëherë nuk do të grindem me Realin”, ka thënë Zidane.

Ai është shprehur i lumtur për shkak të besimit që klubi mbretëror ka ndaj tij.

“Synimet janë gjithmonë të njëjta, të fitohet çdo ndeshje dhe të merren të gjitha trofetë e mundshme”, është shprehur trajneri francez.

Duke folur rreth Super-kupës me Barcelonën, trajneri i Real Madridit tha se përballja me rivalin e madh nuk do të jetë e lehtë.

“Nëse mendojmë se do të jetë lehtë, nuk do të kalojmë mirë. Super-kupa është ndeshje e madhe, sidomos tash kur ana e kundërt është rivali më i mirë i mundshëm”, ka thënë ai.

Ndonëse Barcelona ka mbetur pa Neymar, i cili është larguar nga skuadra, Zidane mendon se zëvendësuesi i tij do të jetë lojtar i shkëlqyeshëm.

“Kushdo që do të zëvendësojë Neymar do të jetë i shkëlqyeshëm, po ashtu. Nuk do të jetë si Neymar, pasi që ai është unik, por do të jetë i shkëlqyeshëm”, është shprehur ai.