Fjalët e Zidanes para "El Clasicos"

Fjalët e Zidanes para “El Clasicos”

Zinedine Zidane është paraqitur para medieve para ndeshjes me Barcelonën. Të mërkurën Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në ‘Camp Nou’, në përballjen “El Clasico”.

Kjo ndeshje i gjenë të dy skuadrat me pikë të njëjta në krye të La Ligas. Në konferencën për shtyp, Zidane është pyetur se si do ta kontrollojnë Lionel Messin, i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme.

“Është një lojë futbolli, jemi njëmbëshjetë kundër njëmbëdhjetë, mund të ketë ndryshime por e dimë me kë përballemi”, është përgjigjur fillimisht Zidane.

Ai është shprehur se duan të bëjnë lojë të mirë ndaj Barcelonës.

“Ne e dimë se çfarë lojtarë kanë ata, kanë Messin, por edhe ne i kemi armët tona.”, ka përfunduar Zidane.