Trajneri francez ka pohuar se ka vazhduar kontratën me kampionët e Evropës

Trajneri francez ka pohuar se ka vazhduar kontratën me kampionët e Evropës

Zinedine Zidane do të jetë pjesë e Real Madridit edhe për disa vite të tjera, pasi që ai ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me klubin për vazhdimin e kontratës.

Nën drejtimin e francezit, ‘Los Blancos’, kanë shkëlqyer në këto 18 muaj, duke fituar dy herë rresht Ligën e Kampionëve dhe njëherë La Ligën.

“Sa i përket rinovimit të kontratës, gjithçka është e kryer”, ka thënë Zidane.

“Mua më interesojnë ngjarjet që ndodhin nga dita në ditë dhe nuk shikoj më larg se aq”, ka shtuar ai.

Zidane është ulur në bankën e Realit si trajner në muajin dhjetor të vitit 2016 për të zëvendësuar të shkarkuarin Rafa Benitez.