Hazard mund të debutoj kundër Levantes

Hazard mund të debutoj kundër Levantes

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane ka folur në një konferencë për media për lëndimin e Eden Hazard dhe të ardhmen e Vinicius Junior.

Ai beson që Eden hazard është gati të debutojë në La Liga për klubin mbretëror.

“Ne duhet të qetësohemi”,  ka thënë Zidane kur është pyetur se kur do të debutojë Hazard. “Ai ka qenë i dëmtuar për tri javë, por është stërvitur qe një javë me skuadrën”, ka thënë ai.

Zidane është pyet edhe për Vinicius dhe performancën e tij gjatë këtij sezonit.

“Është i njëjti lojtar. Unë kam besim tek ai. Ka përkrahjen time të plotë, ai është e ardhmja e kësaj skuadre”, përfundoi trajneri i Madrid-it.

Real Madrid ndeshjen e radhës e ka kundër Levantes të shtunën./21Media