Zijadin Sela në gjendje stabile

Sela u vizitua nga deputetët e LSDM-së

28 pacientë janë pranuar në urgjencën e klinikës së Shkupit. Shumica prej tyre kanë qenë me gjendje stabile ndërsa 2 persona janë operuar, njoftojnë nga Klinika Urgjente “Nënë Tereza”. Njëri prej pacientëve ka qenë edhe lideri I LR-PDSH-së për të cilin mjeku thotë se për momentin është stabil ndonëse gjendja ka qenë shumë e rënde kur e kanë pranuar.

“Vizitë për tek Zijadin Sela bëri deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiri. Në ngjarjet e mbrëmshme pësuan lëndime edhe deputetët e LSDM-së mes të cilëve ishte edhe Zoran Zaev. Muhamed Zeqiri për TV21 tha se gjendja e deputetëve të kësaj partie është mirë”, tha Ilir Hasani, Drejtor i urgjencës “Nënë Tereza”.

Deputeti i LSDM-së, Ferid Muhiq i cili gjithashtu vizitoj Zijadin Selën, tha se sot nuk do punohet.

Ndërsa sipas informacioneve të MPB-së në protestat janë lënduar 109 persona, shkruan tv21.tv.

Siç qëndron në kumtesë deri në ora 23:30 minuta në Spitalin e Qytetit 8 Shatori, Spitalin e qytetit, “Shën Klimenti i Ohrit” dhe në Qendrën klinike, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 70 qytetarë, 22 nëpunës policorë dhe tre deputetë. Në mënyrë shtesë në kazermën Gjorqe Petrov ndihmë mjekësore u është dhënë edhe shtatë personave tjerë./21Media

Back to top button