Ziviq takohet me O’Connellin

Shprehin gatishmëri për thellimin e partneritetit

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin kanë biseduar për proceset të cilat kanë ndodhur deri më tani për rimëkëmbjen e sektorit të bujqësisë.

Ziviq me këtë rast ka falënderuar ambasadorin O’Connell, për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë. Ajo po ashtu e ka njoftuar ambasadorin për investimet të cilat planifikojnë t’i bëjnë në këtë sektor në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti. Ajo ka shprehur gatishmërinë e saj për të thelluar edhe më tej partneritetin mes MBPZhR-së dhe ambasadës së Britaninë së Madhe në Kosovë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Nga ana e tij, ambasadori Ruairi O’Connell, e ka përgëzuar ministren për emërimin e saj si ministre e bujqësisë dhe i ka uruar suksese në punën e saj për avancimin e projekteve bujqësore.

Ziviq ka marrë këtë post më 25 shkurt. Ky emërim ka ardhur pas shkarkimit të Nenad Rikalos më 2 shkurt./21Media

Back to top button