Digjet bari i thatë, dëllinjë dhe pyje të ulëta

Digjet bari i thatë, dëllinjë dhe pyje të ulëta

Zjarri në afërsi të manastirit Treskavec dhe vendbanimeve Mazhuçishte, Maramorani dhe Gorno Selo, sërish është aktiv. Në drejtim të fshatit Zabraçani digjet bar i thatë. Në terren ka ekipe të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ) të Prilepit dhe banorë vendorë, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).

Zjarri, tek vendi i quajtur Fërlogoec në Malin e Bistrës është ende aktiv. Digjet bar i thatë, dëllinjë dhe pyje të ulëta. Në terren ndodhet ekipi i Ekonomisë pyjore “Lopushnik” për të ndërmarrë masat e caktuara për lokalizimin e tij.

Sipas QMK, zjarri në atarin e fshatit Greshnicë momentalisht është nën kontroll dhe është i rrethuar me brez mbrojtës.Gjithashtu është shuar edhe zjarri në rajonin e Çashkës, në atarin e fshatrave Smilovc dhe Popadia.

Zjarri në atarin e fshatit Galishtë është aktiv. Gjithashtu, zjarri në vendin Mushov Grob është aktiv në një rajon shkëmbor dhe të vështirë. Për shuarjen e tij gjatë ditës së sotme janë angazhuar të punësuar në Ekonominë pyjore “Bor” të Kavadarcit.

Gjithashtu, siç njoton QMK, aktive janë edhe zjarret në Gumalevë (Dejkovec), zjarri midis fshatrave Nikishtani dhe Graçani, ku digjen pyje të përziera. Ekipet e angazhuara vazhdojnë edhe sot me aktivitetet për shuarjen e tyre.

Vazhdojnë të jenë aktivë zjarret në fshatin Krushevicë, në një terren të vështirë, si dhe zjarri në fshatin Nikodin në drejtim të fshatiti Farish.

Zjarri në fshatin Gurgurnica, komuna e Bërvenicës pas intervenimeve të mbrëmshme nga ana e ekipeve të angazhuara dhe ndihmës së banorëve vendorë dhe ndihmës së helikopterëve është vënë nën kontroll.

Zjarri në fshatin Koritë, të komunës së Gostivarit, ku është përfshirë bar i thatë dhe bimësi me shkurre të ulëta, është nën kontroll dhe vëzhgohet vendi i përfshirë nga zjarri, por nuk është shuar tërësisht. Është bërë brez rreth zjarrit që të mos përhapet./21Media