Ekziston rreziku që zjarri të përhapet edhe në fshat

Ekziston rreziku që zjarri të përhapet edhe në fshat

Një zjarr i madh ka shpërthyer në malin afër komunës së Petrovecit në Maqedoninë Veriore. Sipas informacioneve të TV21, është ndezur bari i thatë dhe po digjet mali, ndërkaq ekziston rreziku që zjarri të përhapet edhe në fshat.

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi dhe video nga zjarri, duke u bërë thirrje qytetarëve që të dalin të ndihmojnë, raporton TV21.

“Kjo është katastrof. Përveç që kërkojë reagim të shpejt, i lus qytetarët që të përfshihen në shuarjen e zjarrit”, ka shkruar në Facebook, deputeti Zeqir Ramçilloviq.

Ekipi i TV21 është në teren dhe presim më shumë informacione, raporton TV21./21Media